Liga e Evropës/Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Marketing

Programin e sotëm e hapi ndeshja mes RB Leipzigut e Atalantas, ndeshje kjo e cila u zhvillua me fillim nga ora 18:45, dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Me rezultat të njëjtë 1:1 përfunduan edhe dy ndeshje të tjera, ku Frankfurti barazoi me gjigantin katalunas Barcelona, ndërsa West Ham United barazoi me skuadrën franceze Lyon.

Ndërkaq, në përballjen mes Bragas dhe Rangers triumfuese doli skuadra portugeze, e cila mposhti mysafirët me rezultat minimal 1:0.

Me ndeshjet e sotme mbyllen takimet e para të fazës së çerekfinales së Ligës së Evropës, dhe rezultatet finale të tyre i gjeni më poshtë.

RB Leipzig 1:1 Atalanta
Braga 1:0 Rangers
Eintracht Frankfurt 1:1 Barcelona
West Ham United 1:1 Lyon