Grupet e punës të partive politike kanë lënë akoma të hapura mundësinë për vazhdimin e takimeve për Ligjin për Prokurorinë Publike edhe pse nuk dihet se kur do të jetë i radhës. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se bisedimet do të vazhdojnë me shpresën se nuk do të tentohet miratimi i një ligji të njëanshëm pa mbështetjen e opozitës. Kuvendi do t’i kthehet punës më 27 gusht, ku në rend dite është vendosur Ligji për Prokurorinë Publike i propozuar nga Qeveria.
Opozita maqedonase edhe pse paralajmëroi propozim në vete të ligjit në rast se nuk ka epilog nga takimet e punës. akoma nuk e ka konkretizuar materialin. Ndërkohë në vend vazhdojnë përplasjet mbi besueshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe përfshirjet e mundshme politike në rastin “Reket”. Pushteti kërkon që opozita të japë sqarime për rolin e kreut të saj Hristijan Mickoski në këtë rast.
Që (Naum) Stoillkovski të mos jetë i pafytyrë le t’i ftojë në përgjegjësi të gjithë ata nga VMRO-DPMNE-ja ndaj të cilëve zhvillohen procedura si “Titanik”, “Fortesa”, “Target”, “Transportuesi”, “TNT”, “Talir”, “Perandoria”, “Dizajn” dhe shumë të tjera. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të përfshirët në rastin “Reket” por edhe për rastet e tjera në të cilët janë të përfshirë ish-funksionarë të VMRO-DPMNE-së, kjo nënkupton se përgjegjësi duhet të ketë edhe për manjatët e regjimit”-thonë nga LSDM.
VMRO-DPMNE-ja kërkon të zbardhen dyshimet për përfshirjen e funksionarëve të pushtetit.
Prokuroria Speciale dhe Qeveria e Zoran Zaevit nuk kanë më asnjë kridibilitet. Katica Janeva ka reketuar me Boki 13-tën kurse gjysma e qeverisë ka qëndruar pas tyre dhe ua ka mbrojtur shpinën, përfshirë edhe Zoran Zaevin siç dëgjuam edhe në video materiale. Rasti Reket zbuloi rrjetin më të madh të krimit në vend ku janë të përfshirë krerët e pushtetit, deputetë, ministra dhe prokurorë”-tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, edhe partia qeveritare Alternativa kërkon zbardhjen e plotë të rastit. Ajo mbështet propozim/ligjin e pushtetit për Prokurorinë Publike.
Tani të gjithë po binden se drejtësia selektive prodhon detyrimisht shtet të padrejtë. Duke respektuar presumimin e pafajësisë, ne nuk duam ta marrim rolin e gjykatësit por i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që rastin “Reket” ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh duke mos amnistuar askend pa marrë parasyshë se çfarë përfundoni ushtron dhe kush është”-pohoi Driton Sulejmani, Alternativa.
Bisedimet për të ardhmen e PSP-së zhvillohen tashmë disa muaj por nuk është arritur konsenzus mes palëve të cilat kanë qëndrime tërësisht të ndryshme.