Ligji për 530 milionë euro për përballje me krizën sot para deputetëve të RMV-së

Deputetët sot duhet ta vazhdojnë seancën e 92-të plenare në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për huazimin e Republikës së Maqedonisë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet, si dhe për huazimin e vendit tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për financim të Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Marketing

Nevoja për miratimin e këtyre ligjeve u votua dje gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 92-të.

Me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet nga FMN-ja për përkrahje të Buxhetit shtetëror duhet të sigurohen 530 milionë euro. Qëllimi i linjës kreditore është të sigurohet mbrojtje efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së, të cilat kanë baza të shëndosha financiare, respektivisht politika.