Kryeministri Zoran Zaev, shpreson se grupet e punës rreth Ligjit për Prokurorinë Publike do të arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe t’i tejkalojnë të gjitha dallimet rreth ligjit në fjalë.
“Mendoj se procesi nuk po zvarritet. Afatet janë deri në fillim të muajit maj. Nesër do të fillojnë bisedimet e grupeve të punës dhe shpresoj se procesi do të përmbyllet me sukses dhe për këtë çështje shumë të rëndësishme shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.