Liverpool synon ta “blindojë” Salahun me kontratë të re, i ofron pagë stratosferike

“The Reds” kanë nisur punën që të mbajnë në skuadër yjet kyresorë të tyre.

Marketing

Në ditët e fundit ka pasur shumë spekulime sa i përket të ardhmes së Mohamed Salah.

Flitej se egjiptiani po kërkon pagë më të lartë në klub ose mund të largohet në fund të edicionit.

Sipas ‘Football Insider’, Liverpooli është gati t’i përmbush kërkesën Salahut dhe po përgatit një marrëveshje të re me të.

29-vjeçari, ka kontratë aktuale me “The Reds” deri në vitin 2023, ndërsa pritet ta zgjat atë deri në vitin 2026.

Liverpool do t’i ofrojnë yllit të tyre pagë mbi 400 mijë euro në javë, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në klub.

Egjiptiani po shkëlqen këtë edicion pasi ka realizuar nëntë gola e tre asistime në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.