LSDM: Kthimi i rregullt dhe joselektiv i TVSH-së përmirëson likuiditetin e firmave

Mbi 196 milion euro u janë kthyer kompanive nga shteti me një kthim të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së për kompanitë në gjysmën e parë të këtij viti.

Marketing

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është fakti që paratë e TVSH-së së kthyera ndaj kompanive janë 20 përqind më të larta se periudha e njëjtë vitin e kaluar. Ato janë 2 miliardë denarë më shumë para për kompanitë.

Krahasuar me vitin 2016, gjegjësisht për kohën e VMRO-DPMNE, dallimi është i madh, madje 70% më shumë.
Qeveria kriminale e VMRO-DPMNE thjesht ka shkatërruar qytetarët dhe kompanitë. LSDM-ja ua kthen paratë qytetarëve, kompanive.

Kthimi i rregullt dhe joselektiv i TVSH-së përmirëson likuiditetin e firmave.
Tendencat pozitive në ekonomi, po ashtu shihen përmes aktivitetit të intensifikuar të kompanive.
QENDRA PËR KOMUNIKIM ME OPINIONIN
LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË