LSDM: Marrëveshja me Greqinë është mundësi korrekte dhe investim për të ardhmen e Maqedonisë

Marrëveshja përfundimtare e arritur me Greqinë është mundësia më e mirë dhe korrekte për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja është investim për  të ardhmen e Maqedonisë, me të cilën e pastrojmë rrugën e vendit tonë për hyrje në NATO dhe për fillimin e bisedimeve për BE. Marrëveshja është shembull për zgjidhjen e çështjes së hapur me fqinjët, në përputhje me interesat kombëtare dhe shtetërore, kumton Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së.

Marketing

“Me Marrëveshjen përforcohet dhe garantohet identiteti i ynë maqedonas. Kombi maqedonas, shtetësia maqedonase, gjuha maqedonase dhe kultura maqedonase janë të garantuara njëherë e përgjithmonë dhe asnjëherë më nuk do të mohohen dhe kontestohen.

Marrëveshja me Greqinë i jep fund kontestit 25 vjeçar dhe e eliminon pengesën e fundit për integrim të plotë të Maqedonisë në BE dhe në NATO. Pas disa viteve izolim, Maqedonia përsëri është në rrugën drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO. Është siguruar ftesa për anëtarësim në NATO dhe është definuar data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE. Ky është realizimi i interesave të larta strategjike, të vendosura që nga dita e pavarësisë.

Me mbështetjen e Marrëveshjes, qytetarët në referendum do ta sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë, si anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s, atje ku e ka vendin sipas vlerës dhe civilizimit.

Qytetarët qartë e kuptojnë rëndësinë historike të Marrëveshjes dhe për këtë më 30 shtator, në mënyrë masive, me vendosmëri dhe dinjitet do të thonë PO për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Qytetarët janë të përcaktuar për jetë më të mirë, për përparim ekonomik, për integrim. Qytetarët lirshëm, guximshëm dhe me vendosmëri do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing