LSDM: Mickoski shmang të thotë qëndrimin e tij dhe të partisë për referendumin

Në vetëm disa javë deri te data më e rëndësishme në historinë më të re të vendit, shumica e qytetarëve dhe gjitha forcat progresive u bashkuan rreth të ardhmes së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Marketing

Vetëm Hristijan Mickoski fshihet prapa paraqitjeve të xhiruara dhe shmang të thotë qëndrimin e vet dhe të partisë së tij për referendumin.

Me këtë kumtesë ka dalë sot LSDM, duke pyetur nëse Mickoski dhe VMRO-DPMNE dëshirojnë kthim në izolim apo pasiguri të cilët me vite e mbanin Maqedoninë dhe prandaj siç thonë, “refuzojnë të japin qëndrim të qartë”.

“Qytetarët e dinë se përfitimet dhe vlerat e BE-së dhe NATO-s janë kundërshti esenciale ndaj praktikave kriminale dhe antishtetërore që ofron VMRO-DPMNE. Në referendumin e 30 shtatorit, qytetarët do të zgjedhin integrimin në vend të izolimit, të ardhmen në vend mosqenie, do të zgjedhin anëtarësimin në NATO dhe BE me identitet të mbrojtur dhe të garantuar një herë e përgjithmonë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Marketing