Maqedonia ka 18 muaj kohë për t’i përmbushur udhëzimet e NATO-s

Krahas kritereve politike, vendi duhet të tregojë rezultate konkrete në reforma, zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes me Greqinë, llogaridhënie më të madhe dhe mbikëqyrje adekuate të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë.

Marketing

Një nga kushtet është që Ministria e Mbrojtjes të fillojë të modernizojë ushtrinë në mënyrë që të mund të veprojë në mënyrë aktive në misionet e NATO-s. Nga qeveria janë optimist se vendi shpejt do të jenë anëtarja e 30 e Aleancës, antarësi ky që do të sjellë jo vetëm stabilitet por edhe zhvillim ekonomik.

“Vendi ynë do të bëhet një anëtar i sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive që bashkon 900 milionë qytetarë. Vendet më të forta në botë do të jenë aleatët tanë. Kjo do të realizojë qëllimin tonë strategjik. NATO është garancia më e fortë për stabilitetin, sigurinë, pa kufij dhe ruajtjen e integritetit territorial. Anëtarësimi në NATO është njëkohësisht një parakusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, investimet e huaja dhe prosperitetin”, thonë nga qeveria.

Në janar të 2018-s, do të nënshkruhet protokolli për anëtarësim në NATO dhe Maqedonia do të fillojë të marrë pjesë në strukturat e NATO-s, por pa të drejtë vote. Pas nënshkrimit të protokollit, do të fillojë procesi I ratifikimit në të gjitha 29 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, në përputhje me procedurat e tyre të brendshme.

Ratifikimi zgjat rreth një vit. Kjo është procedura e njëjtë standarde për anëtarësimin në NATO të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare, thonë nga qeveria duke sqaruar se në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e NATO-s, ka nisur të gjitha aktivitetet për realizimin e procesit të pranimit. Programi duhet të krijojë rregullativën ligjore dhe kornizën buxhetore të RM, në mënyrë që vendi të mund të përmbushë plotësisht detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe reformat dhe rregullimet e standardeve të sigurisë së Aleancës.

Paralelisht me bisedimet e pranimit, Republika e Maqedonisë duhet të zhvillojë një program për vazhdimin e reformave, funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësi të plotë të sistemit të drejtësisë, luftë konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marketing