LSDM: Përgatitet rritje e madhe e pensioneve

Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) njoftojnë se është duke u përgatitur rritje e madhe e pensioneve dhe pagave.

Marketing

Kjo siç thonë nga partia e Kovaçevskit, është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.

“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve.

Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës.

Pensionistët janë kategoria që më së shumti janë prekur financiarisht në kohën e pandemisë dhe për këtë Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të sigurojë mjete për këta qytetarë”, thuhet në komunikatën për shtyp të LSDM-së.