VMRO-ja kërkon rritjen e pensioneve dhe harmonizimin e pagave

VMRO-DPMNE nëpërmjet procedurës kuvendore kërkon rritje të pensioneve për 20% dhe harmonizim të pagave në përputhje me koeficientin e rëndësisë së vendeve të punës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Marketing

“VMRO-DPMNE gjatë ditës së djeshme ka parashtruar zgjidhje ligjore për rritjen e pensioneve për 20%. Me këtë vlerësojmë se pranuesve të pensioneve do t’u ndihmohet gjatë krizës, kurse të hyrat e tyre do të jetë në përputhje me shpenzimet për jetë. Në mënyrë shtesë propozojmë edhe harmonizim të pagave me pagën minimale, zgjidhje të cilën e mundësojmë me amendamente për Ligjin për pagë minimale. Me këtë mësimdhënësit në arsimin fillor dhe atë të mesëm do të marrin pagë prej 45 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VMRO-DPMNE