Lufta në Izrael/ Biden: Terroristët duhet të paguajnë, ne nuk duhet të tërhiqemi

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar sërish për luftën në Izrael, i cili thotë se terroristët duhet të paguajnë, përndryshe do të vazhdojnë të shkaktojnë “kaos, vdekje dhe shkatërrim”.

Marketing

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se:

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë çmimin për terrorizmin e tyre, ose kur diktatorët nuk paguajnë çmimin për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim.

Dhe kostot dhe kërcënimet për Amerikën dhe botën vazhdojnë të rriten. ZRAEL, iZRANuk duhet të tërhiqemi”.

Kujtojmë se Biden udhëtoi si zakonisht drejt Izraelit, pavarësisht anulimit të takimit katërpalësh me liderët e Egjiptit, Jordanisë dhe Autoritetit Palestinez pas tragjedisë vdekjeprurëse në një spital palestinez. Në fakt, përpara se të hipte në Air Force One, Joe Biden tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga bombardimi në Spitalin Al Ahli në Rripin e Gazës.

Në Tel Aviv, Biden mbështeti Izraelin ndërsa përgatitet për një pushtim tokësor të Gazës pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas që vranë më shumë se 1,400 njerëz. Por ai gjithashtu ndërmjetësoi një marrëveshje për të sjellë disa ndihma përmes Egjiptit në Rripin e Gazës dhe, tha ai, i kërkoi Izraelit të “operonte sipas ligjeve të luftës”.