Mesditën e djeshme, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Kombëtare Kania-Rethymno, në Greqi. Një motor është përplasur me një makinë.
Sipas raportimeve të mediave greke, është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit fatal humbën jetën 2 persona, njëri në vendngjarje dhe tjetri në spital, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur rëndë.
Gruaja e cila i shpëtoi aksidentit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transferuar në Spitalin e Kanias dhe është duke u mbajtur nën mbikëqyrjen e mjekëve.