Makthi i lëndimeve të Kalulut vazhdon në Milano, ja koha e rikuperimit

Pierre Kalulu është detyruar sërish të mungojë gjatë në fushat e gjelbra, pasi pësoi një lëndim në fitoren e Milanit ndaj Hellas Veronas.

Marketing

Sezoni i mbrojtësit 23-vjeçar është dëmtuar tërësisht nga lëndimet këtë sezon. Ai humbi pesë ndeshje në fazën e hershme të sezonit me një problem muskulor përpara se të çante një muskul të kofshës vetëm disa javë më vonë, një problem që e mbajti atë jashtë fushës për më shumë se katër muaj, raporton KosovaPress.

Kalulu u rikthye në aksion në fitoren 1:0 të Milanit ndaj Empolit në fillim të marsit, më në fund e pa përsëri fushën pas lëndimeve të tij, por klubi mbeti i shqetësuar pasi ai u detyrua të largohej në pjesën e parë në fitoren ndaj Veronës të dielën në mbrëmje.

“Calciomercato.com” ka detajuar se si Kalulu iu nënshtrua një raundi testesh mjekësore sot, të cilat konfirmuan se ai kishte pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të tij të djathtë. Ndërsa ai i është shmangur operacionit, Kalulu do të detyrohet të jetë jashtë fushave për disa javë.

Francezi ka të ngjarë të jetë jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë, që do të thotë se ai mund të humbasë ndeshjet e Milanit kundër Fiorentinas, Lecces dhe Sassuolos, si dhe Romës në Ligën e Evropës.

Marketing