Soni Malaj si rrallëherë flet për të bijën: Ëndërr e kam të bëhet artiste

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova.

Marketing

Ajo ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë karrierën e jetën personale.

Ndër të tjera, artistja si rrallëherë foli edhe për vajzën e saj, për të cilën tha se është me këmbë në tokë dhe se nuk është e llastuar.

Soni tha për të bijën se e ka ëndërr që ajo të bëhet artiste, por u shpreh se vogëlushja e do shumë sportin.

“Kam një vajzë të mrekullueshme, me këmbë në tokë, nuk është e llastuar, është shumë sportive, këndon shumë bukur”.

“Ëndërr e kam të bëhet artiste, pavarësisht se është në një ekip volejbolli, është 12-vjeçare, ka ndeshje çdo javë, i pëlqen sporti shumë”, u shpreh tutje ajo.

Soni momentalisht është beqare dhe se nuk po shijon ndonjë romancë të re.

Marketing