Mariçiq në Samitin Evropian në Salzburg, Integrimi në BE, mundësia dhe orientimi më i mirë

Rruga e vetme dhe mundësia më e mirë për Maqedoninë e Veriut është integrimi në Bashkimin Evropian. Njëherit, kjo do të kontribuonte edhe në paqen dhe stabilitetin kontinental.

Marketing

Kështu ka vlerësuar zv.kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, në samitin e 18-të evropian në Salzburg.

Potencon nevojën e besimit të Bashkimit Evropain tek rajoni ynë, por edhe të kundërtën, duke theksuar se prolongimet e njëpasnëjshme për t’u bë anëtare fuqiplote e BE-së,  ka bërë që kredibiliteti i qytetarëve ndaj BE-së të bie sistematikisht.

“Mendoj se është shumë  me rëndësi  të kemi besim në të ardhmen e përbashkët me ndonjë plan të dukshëm për aderim në Bashkimin Evropian, i cili nuk do të duhet të jetë pas vitit 2030. Kjo është me rëndësi për tërë rajonin për ta shpëtuar nga migracioni i madh i të rinjëve” – tha Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq.