Nehammer: RMV t’i hap bisedimet, ka punuar shumë

Kancelari  i Austrisë potencon nevojën e manifestimit të BE-së  mbi rëndësinë e aspiratave të vendeve kandidate.Kërkon integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda familjes evropiane sa më shpejt.

Marketing

 “Maqedonia ka investuar që të fillojnë këto bisedime. Keni bërë shumë. Shpreh respeket të madh për të gjithë që kanë kontribuar. Nga ana tjetër, ne jemi ura mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor. Unioni Evropian duhet t’a përfshijë brenda Ballkanin Perëndimor” – u shpreh Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.

Sipas kancelarit austriak, Bashkimi Evropian duhet t’i identifikojë problemet e vendeve kadidate dhe të bëjë përpjekje në zgjidhjen e tyre, si dhe të jetë vizionar për çka pritet të ndodhë  brenda dhjetë viteve tek vendet anëtare të BE-së,  si dhe tek  ata aspirante.