Marrëveshja Bullgari-RMV, Lorer: Dhjetori nuk është afat real

Daniel Lohrer nga partia bullgare “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila është fituese e zgjedhjeve të fundit, ka thënë se nuk është reale të pritet që deri më 14 dhjetor do të ketë marrëveshje me Shkupin për çështjet kontestuese dhe heqje të vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Në pyetjen “a kanë në plan t’i japin fund mosmarrëveshjes për historinë”, Laurer e dha këtë përgjigje:

Marketing

“Mosmarrëveshja për historinë mes dy vendeve është e thellë, sepse ne kemi histori shekullore të përbashkët. Kjo çështje ende nuk është sqaruar, por kjo do të ndodhë paralelisht me programin ekonomik. Duket se nëse ia lëmë vetëm historisë për të çuar përpara negociatat, kjo nuk do të japë një rezultat mjaft të mirë për të dyja palët. Do të hapim edhe diskutime të mëtejshme për progresin ekonomik mes dy vendeve. Dhe diskutimi historik do të ecë paralelisht që të dyja palët të jenë të kënaqura. Deri më tani, besojmë se puna e komisionit historik nuk ofron përparim dhe të dyja palët janë të pakënaqur me atë që po ndodh dhe duhet të gjejmë një formulë të re”,- ka thënë Lorar.