Maskat pritet të hiqen në ambient të hapur nga 1 qershori

Maskat nga një qershori nuk do të jenë të detyrueshme të mbahen në të hapur. Situata epidemiologjike në vend është duke u stabilizuar, dhe nisur nga kjo, pritet që të miratohet ky vendim.

Marketing

Përndryshe dje, ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.418 testime ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 18 raste të humbjes së jetës si pasoj e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Prej tyre, nëntë kanë vdekur në kushte shtëpiake, ndërsa 9 të tjerët në kushte spitalore.
Janë regjistruar 71 persona të shëruar.