Mbappe vendos rekord te PSG

Dy golat ndaj Marseille bënë që Kylian Mbappe të shkruante historinë me Paris Saint Germain.

Marketing

Francezi arriti kuotën e 200 golave në ndeshje zyrtare me parizienët dhe në këtë mënyrë barazon Edison Cavanin, i cili mbante vendin e parë në historinë e golashënuesve të klubit.

Gjasat janë që në ndeshjet e ardhshme Kylian Mbappe të shënojë dhe më shumë gola, duke thelluar dhe më shumë këtë rekord.

Vetëm këtë sezon, 24-vjeçari regjistron 29 gola në 29 ndeshje zyrtare, përfshirë kampionatin, Champions League dhe Kupën e Francës.