Nga mesnata në Serbi mund të hyhet pa test t detyrueshëm PCR. Përmes vendkalimit kufitar Tabanoc te fqinji ynë deri në orën 14.00 kanë hyrë 1.675 qytetarë prej të cilëve 1240 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 417 shtetas të huaj.
Nga Stacioni Policor për VK Tabanoc informojnë se gjithsej 1.295 qytetarë kanë hyrë përmes vendkalimit kufitar Tabanoc nga mesnata deri në orën 14.00, prej të cilëve 692 shtetas vendas dhe 603 të huaj. Në periudhën e njëjtë kanë dalë 1.675 qytetarë, prej tyre madje 1.240 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 417 shtetas të huaj. Nga vendkalimi kufitar informojnë se deri në orën 14.00 kanë hyrë dhe dalë 1.932 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1.020 shtetas të huaj apo gjithsej 2.952 persona.
Qytetarët të cilët sot janë drejtuar drejt Serbisë, thonë se janë të informuar për vendimin për udhëtim pa test të detyrueshëm PCR dhe thanë se do t’i vizitojnë familjarët në shtetin fqinj.
Para dy ditëve pres shërbimi qeveritar informoi se në bisedë telefonike midis kryeministrave të të dyja shteteve, kryeministrja Ana Bërnabiq e ka informuar kryeministrin Zaev se nga e enjtja, 14 janar, Republika e Serbisë do ta heqë testin e detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me çfarë, theksohet në kumtesë, sërish do të sigurohet reciprocitet dhe komunikim i ndërsjellë i papenguar midis qytetarëve të të dyja vendeve