Mbi 300 mijë viktima nga COVID-19 në Europë

Numri i vdekjeve nga pandemia në Evropë ka arritur 300,000 ndërsa infeksionet tejkaluan 12 milionë, sipas një raportimi të AFP nga burime zyrtare.

Marketing

Konkretisht, kontinenti i vjetër ka regjistruar 300,688 vdekje, numri i dytë më i lartë pas 408,841 të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Në të gjithë botën, ka pasur 1,235,148 vdekje nga Covid-19.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur me 234,944 viktima, pasuar nga Brazili me 161,736, India 124,985, Meksika 93,772 dhe Mbretëria e Bashkuar 48,120.

SHBA ka regjistruar gjithashtu më shumë se 120,000 infeksione të reja ditore, duke thyer një rekord të vendosur një ditë më parë.

Marketing