“Mënyra e re e të bërit luftëra është edhe shkëputja nga interneti”

Lokman Musliu – Ekspert i IT-së, ka thënë në “Program 200” se mënyra e re e të bërit luftëra është edhe kjo shkëputja nga interneti.

Marketing

Ai ka treguar edhe se sulmet kibernetike mund të numërohen si luftëra të ditëve të sotme, derisa ka shpjeguar një rast nga një grup i quajtur Anonymus.

“Personalisht mendoj se shkëputja nga interneti automatikisht të shkëputë nga çdo informacion në kohë reale që tash po ndodhë. Kam parë shumë iniciativa nga grupe anonime që në një mënyrë duan të bëjnë probleme teknologjike ndaj Rusisë. Ato probleme mund të jenë të vogla po nganjëherë edhe shumë të mëdha. Kohën e fundit kishte një raport që një grup që quhet Anonymus, së fundmi i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Rusisë, se nëse nuk do të ketë protesta, do të ketë transfer të të gjitha të hollave të tyre në ushtrinë e Ukrainës”, tha ai./ Alsat.mk