Mexhiti: Çashka dëshmon sa të pafuqishëm janë ministrat shqiptarë në Qeveri

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një prononcim për LajmTV, ka komentuar situatën e Komunës së Çashkës ku po protestojnë prindërit maqedonas vetëm që nxënësit shqiptarë të mos mësojnë në gjuhën shqipe në këtë komunë. Mexhiti ka theksuar se Çashka dëshmon se sa të pafuqishëm janë ministrat shqiptarë në Qeveri ndaj këtij problemi. Ai ka thënë se shpeshherë ministrat e BDI-së ua kanë marrë kompetencat në arsim kryetarëve shqiptarë, ndërsa tani po heshtin.

Marketing

“Kjo tregon se ne po improvizojmë qeverisje dhe nuk po qeverisim, ose tregojnë dhëmbët kur kanë të bëjnë me opozitën shqiptare. Ministri i Arsimit dhe të tjerët nuk e kanë hiq problem për mos votuar për Çairin dhe Tetovën, nuk e kanë problem për marrjen e kompetencave të një kryetari të komunës shqiptare, por janë të pazëshëm dhe padukshëm, të padinjitetshëm kur duhet të zbatohet e drejta kushtetuese e nxënësve, dmth pa marrë parasysh përkatësinë etnike, por në këtë rast nxënësve shqiptarë që e kanë të drejtë kushtetuese, atëherë këto ministra shqiptarë heshtin sikur nuk kanë të bëjnë me situatën. Thjeshtë, kur nuk zbaton kryetari i komunës të drejtën kushtetuese, Ministri i Arsimit ka të drejtë legjitime të ia merr kompetencat këtij kryetari dhe të zbaton ligjin dhe kushtetutën”, ka deklaruar Izet Mexhiti.