Mexhiti: Kryesia e re e BDI-së, rikthen vlerat origjinale të partisë! (VIDEO)

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, ka folur për gazetën Lajm, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që u mbajt sot në Tetovë. Mexhiti u rizgjodh në pozitën e nënkryetarit të partisë, ndërsa në intervistën e tij për gazetën LAJM, tha se Kryesia e re e BDI-së që u zgjodh sot, jep shpresë se do t’i rikthejë vlerat origjinale të partisë.

Marketing

“Kryesia e re u votua në mënyrë anonime, me 2 apo 3 vërejtje të vogla. Kjo ka ardhur për shkak se këto ditë janë zhvilluar diskutime të shumta të udhëhequra nga kryetari Ahmeti. Mendoj që është një kryesi që jep shpresë, një frymë e re për t’i kthyer vlerat origjinale të BDI-së, origjinën e BDI-së, por edhe njerëz të rinj që duan të japin kontribut. Këto janë vlera të shtuara në Bashkimin Demokratik për Integrim”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.