Mexhiti në takim me drejtorin e IRI-t, Chris Brannon

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti realizoi takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar-IRI, për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Përvoja e gjatë e demokracisë amerikane është gjithmonë e mirëseardhur dhe e domosdoshme, andaj bashkëpunimi mes Lëvizjes Demokratike dhe IRI-t do të jetë në mesin e prioriteteve tona.

Marketing

Duke pasur parasysh faktin që në kuadër të Lëvizjes Demokratike jemi në proces të themelimit të Institutit Politik Hasan Prishtina, jemi të gëzuar që të informojmë që ky institut në mënyrë profesionale do të bashkëpunojë me institutin e mirënjohur amerikan, në më shumë fusha.

Gjithashtu diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike, me ç’ rast informova drejtorin me qëndrimet e Lëvizjes Demokratike për çështjet që na tangojnë gjithë neve si shoqëri, duke bashkëngjitur edhe propozimet tona për mënyrën se si mund të zgjidhen më mirë problemet dhe sfidat në vend” shkruan Mexhiti.

Marketing