Mexhiti nga Uashingtoni flet për Qeverinë e re: “Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik”

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Mexhiti ka folur për VLEN-in si një koalicion i ri për të cilin është shprehur se nuk ka “hipotekë” nga e kaluara dhe është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e RMV-së.

Marketing

“Ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi. Mendoj se e gjithë kjo do të japë dinamikë të re dhe do ta rikthejë shpresën tek të rinjtë që të mos e shohin si alternativë të vetme largimin nga vendi.”, – theksoi zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti.