Milionat që merr Argjentina nga shpallja kampion bote

Argjentina po shijon edhe të ardhurat financiare që vijnë me triumfin në Kupën e Botës.

Marketing

CONMEBOL ka njoftuar të enjten se Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) do të përfitojë 10 milionë dollarë “pas triumfit historik dhe emocionues në Katar, që i dha yllin e tretë Argjentinës dhe kupën e dhjetë kontinentit tonë”.

Kjo shifër e majme do t’i shtohet shpërblimit kryesor prej 44 milionë dollarësh që Argjentina mori nga FIFA, pas shpalljes kampion bote. Këtyre, i shtohen dhe marrëveshjet komerciale dhe të ardhurat nga pjesëmarrja në Botëror.