Mirush Kabashi është gjallë, lajmi për vdekjen e tij ishte i rrejshëm

U raportua në media se aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka vdekur.

Marketing

Lajmi për vdekjen e Mirush Kabashi i cili u raportua edhe në media kosovare duket të jetë i rrejshëm raporton një gazetare nga Shqipëria, shkruan lajmi.net.

Ky lajm ishte i pa konfirmuar nga evtë familjarët e aktorit dhe si duhet është kontaktuar nga gazetarja Edona Haklaj për t`u kuptuar se aktori gëzon shëndet të plotë.

Postimi i plotë i gazetares në Facebook vijon si më poshtë:

“Pak minuta më parë, në rrjete sociale, në portale, por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë që mbuloj kulturën) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë.
Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë.
Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk eshte konfirmuar dhe as derguar në redaksi nga unë.
Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet.
Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!”./Lajmi.net/