17/06/2024
Ballina Lajme Shqipëri Moti i keq bllokon punën në portin e Shëngjinit

Moti i keq bllokon punën në portin e Shëngjinit

Moti i keq me shi dhe erë të fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit.

Prej mëngjesit të ditës së sotme, asnjë nga mjetet e lundrimit nuk kanë dalë në det, ndërsa ende nuk ka një urdhër nga autoritet që ndalon lundrimin.

Marketing

Shtrëngatat e shiut filluan në drekë ndërsa meteorologët kanë parashikuar përkeqësim të situatës duke kthyer në vemendje riskun e lartë të përmbytjeve në Lezhë.