Muriqi ia bën bllok Lazios në rrjetet sociale!

Vedat Muriqi nuk po e ndjek më Lazion në rrjetet sociale. Sulmuesi kosovar i ka hequr “Follown” skuadrës së tij në Instagram dhe Twitter.

Marketing

Krejt kjo për shkak të pakënaqësisë së tij me situatën në klub, mungesën e minutazhës dhe lënien “zhag” të largimit të mundshëm të tij në këtë afat kalimtar.

Raportohet se Muriqi po preferon rikthimin në Turqi, por që Lazio nuk po shpreh aq interes për shkak se skuadrat turke nuk po ofrojnë shumë para për të.

Së fundi po përmendet si destinacion shumë serioz kalimi te WBA, në ligën e parë të Anglisë.