Ndalohen nëntë tifozë bullgarë – shkelën rendin dhe qetësinë publike para ndeshjes Shkupi – Levski

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë ndaluar nëntë tifozë bullgarë të cilët kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike në stadiumin e Shkupit, para fillimit të ndeshjes ndërmjet Shkupit dhe Levskit të Sofjes.
Më datë 27.07.2023, nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë u ndaluan GB, Z.Z., V.D., G.K., B.A., V.J., I.K., D.P. dhe A.V.I., të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin punën zyrtare në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Ata janë ndaluar në stacionin policor në Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit,ndaj tyre do të bëhen denoncimet përkatëse.

Marketing