Ndërron jetë Enver Sulejmani, punëtor shumëvjeçar i futbollit

Shuhet Enver Sulejmani. Në mënyrë të papritur, mëngjesin e të shtunës pushoi së rahuri zemra e njeriut që gjithë jetën i’a kushtoi futbollit.

Marketing

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e shtunë 30.12.2023) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

Enver Sulejmani ishte punëtorë shumëvjeçarë në futboll. Një ndër ndërtuesit e Shkëndijës së famshme që do ngritej deri në elitë në vitet e 90-ta, më vonë pjesë e Renovës që fitonte kampionatin e Kupën, nga viti 2013 bëhet shqiptari i parë i emëruar zëvendës sekretar gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ku qëndroi deri në pension, derisa vdekja e gjeti si Drejtor Gjeneral i FC Voska Sport nga Ohri.