Ndërron jetë Petre Latinovski, kryetari i parë i komunës së Butelit

Sonte ka ndërruar jetë kryetari i parë i Komunës së Butelit, Petre Latinovski, i cili tri mandate radhazi fitoi besimin e qytetarëve.

Marketing

Informacionin për vdekjen e kryetarit e ka bërë të ditur Darko Kostovski.

“Fatkeqësisht, sonte na la kryetari i parë i Komunës së Butelit, Petre Latinovski.

Petre Latinovski është kryetari i parë i Komunës së Butelit që fitoi besimin e qytetarëve për dymbëdhjetë vjet në tre mandate radhazi. Ai ishte një mikpritës dhe një njeri punëtor që la shumë projekte kapitale për Komunën gjatë dymbëdhjetë viteve të tij si kryetar komune.

Ose siç i pëlqente të thoshte “kam punuar nën tokë, në ujërat e zeza atmosferike dhe fekale”.

“Në mandatin e tretë të Latinovskit kam qenë këshilltar në Komunën e Butelit, ndonjëherë kemi pasur qëndrime të ndryshme, por megjithatë kam mësuar shembuj të dobishëm për funksioniminefikas të komunës”, ka shkruar Kostovski.