Pasojat e ndryshimeve klimatike ndjehen gjithnjë e më shumë në bujqësi.
Përmbytjet dhe thatësira shkatërrojnë të mbjellat. Autoritetet thonë se përdorimi i të dhënave meteorologjike është jashtëzakonisht shumë i nevojshëm.
“Duke pasur parasysh këto parashikime, informacioni i rregullt modern dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm kanë një rol kyç për mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga kushtet e pafavorshme të motit që kanë qenë më të theksuara në vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike”,- tha ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikolovski.
Agjencia europiane satelitore operative për përcjelljen e motit, klimës dhe mjedisit EUMETSAT, ia dorëzon të dhënat shërbimeve kombëtare meteorologjike të vendeve anëtare.
“Këtu përfshihen dy satelitë OPERNIKUS që përdorim në emër të BE-së dhe dy misioneve satelitore që përfshijnë Shtetet e Bashkuara”,- theksoi drejtori i EUMETSAT, Livio Mastrodi.
EUMETSAT është një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1986 për të siguruar të dhëna satelitore dhe klimatike 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, për shërbimet kombëtare meteorologjike të Shteteve Anëtare të BE-së dhe përdoruesve të tjerë në mbarë botën.