Ndryshimet kushtetuese, Ludva: Rekomandimet duhet plotësuar me kohë

Kuvendi republikan vazhdon me harmonizimin e ligjeve me direktivat e BE-së, e sfida kryesore mbetet ndryshimi i Kushtetutës. Ambasadori çek në vendin tonë Jarosllav Ludva, rekomandon faktorët politik që të sillen me konstruktivitet dhe të implementojnë ndryshimet kushtetuese pa vonesa.
“Kushti kryesor është ndryshimi i kushtetutës. Do të shohim, shpresojmë se do të bëhet mirë, por në ndërkohë duhet edhe bashkëpunimi në fusha të tjera”, theksoi Ludva.
 Ndërkohë, në kuvend deri më tani asnjë lëvizje apo marrëveshje midis partive për ndryshimet kushtetuese. Komisioni Evropian planifikon ta përfundojë procesin e skriningut deri në nëntor 2023, periudhë kur duhet edhe Maqedonia e Veriut t’i mbarojë obigimet që dolën nga propozimi francez.