Në “Krivollak” do të mbahen shtatë stërvitje ndërkombëtare

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë përfaqësues të Shtatmadhorisë së Armatës dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së do të qëndrojnë për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve që realizohen në më shumë lokacione të këtij poligoni.

Marketing

Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes (MM), me investime në infrastrukturë, objekte, rindërtim të poligonit për stërvitje, poligoni ushtarak “Krivollak” merr pamje të re, të modernizuar dhe bashkëkohore.

“Në vitin 2022 në poligonin Krivollak do të mbahen shtatë stërvitje ndërkombëtare- me pjesëmarrje të 5.200 pjesëtarëve të armatave federale si dhe Armatës së Maqedonisë së Veriut. Më e madhja prej tyre është stërvitja SWIFT RESPONSE – 22, ku është paralajmëruar pjesëmarrje e rreth 4.000 pjesëmarrësve të armatave të SHBA-së, MB, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, theksohet në kumtesë.