Në prag të sezonit të ri në La Liga, Reali goditet nga lëndimet

Florentino Pérez i dha trajnerit Ançelotti edhe turkun Arda Guler, duke mposhtur konkurrencën e gjysmës së Evropës. 20 milionë euro për të rrëmbyer lojtarin premtues turk nga Fenerbahçe, i cili u dëmtua menjëherë. Lëndim në meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë dhe ndalesë e gjatë në horizont. Shihemi në vitin 2024. E njëjta gjë për portierin Kurtua, që këputi ligamentin e përparmë të gjurit në stërvitjen e së enjtes paradite dhe do të operohet. Edhe ai i tha lamtumirë sezonit të ri, dy ditë para së ta fillonte.

Marketing

Karlo Ançeloti në këtë parasezon ka zgjedhur një ndryshim të formacionit për të mos u detyruar të bëjë shumë sakrifica të rëndësishme në mesfushë. Prandaj është e mundur që në kampionat ta shohim mëjnanë modulin e tij të dashur 4-3-3 në favor të skemës 4-4-2, me dy sulmues të avancuar si Vinicius dhe Rodrigo.

Ky do të jetë sezoni i fundit për trajnerin italian në stolin e bardhë, ngaqë është i destinuar të marrë frenat e Brazilit nga qershori i ardhshëm. Por së pari është nevoja për të rivendosur dominimin brenda La Liga-s dhe më gjerë. Është e qartë se nevojiten përforcime të mëtejshme. Dëmtimi i rëndë i Tibo Kurtua-s do ta shtyjë klubin të vrapojë menjëherë në merkato.

Po ashtu, Ançeloti ka nevojë për një qendërsulmues. Për momentin, pas largimit të Karim Benzema, të bardhët kanë Hoselu si sulmuesin e tyre të vetëm qendror. Një detaj bie në sy: numri 9 mungon nga 23 lojtarët e regjistruar deri më tani nga klubi në La Liga.

Gjithçka sugjeron se nga tani deri më 1 shtator, ky numër do të gjejë pronarin e ri. Përflitet se do të jetë Kilian Mbape. Ndërkohë në Paris tashmë kanë përgatitur lamtumirën e yllit francez, duke i hequr fanellën nga dyqanet zyrtare të klubit.