Brenda pak ditësh monumenti “New Born”, do të merr pamje të re, ani pse nuk janë bërë ende një muaj që kur edhe ka ndryshuar.
E për pamjen e re të “New Born”, Komuna e Prishtinës ka kurorëzuar kontratë me një operator ekonomik.
Kontrata, “Ndërtimi i bazës së monumentit New Born”, i është dhënë kompanisë N.T.SH “Megrant ING”, shkruan Indeksonline.
Granit Hyseni nga kjo kompani, në një bisedë për Indeksonline ka bërë me dije se do të bëhet një bazament i ri, me material të veçantë.
“Po, do të bëhet një bazament i ri, dhe do të jetë i shtruar me material ‘Epoksid Sika Floor’, është një material i lëmueshëm. Poashtu do të bëhet edhe ndriçimi. Besoj se punimet do të përfundojnë brenda 30 ditësh”, ka thënë Hyseni për Indeksonline.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 14 mijë e 347 euro. Derisa, bëhet e ditur se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ishte 21 mijë e 633,42 euro.
Kujtojmë faktin se monumentit “New Born”, i ndryshohet pamja thuajse çdo përvjetor të pavarësisë së vendit.