Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,25% në raport me vendimin e datës 5.9.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT
(D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,990 den/kg иdhe tani do të jetë 51,473 den/kg.
Nga data 13.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,236 %, te nafta për 2,617 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,786 % dhe te mazuti ulja është 3,266 % .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,848%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.9.2022.

Marketing

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Marketing