Nikolloski: Po përfundon rikonstruksioni i Aeroportit të Ohrit, rritet kapaciteti për kompani dhe udhëtarë të rinj

Nikolloski: Po përfundon rikonstruksioni i Aeroportit të Ohrit, rritet kapaciteti për kompani dhe udhëtarë të rinj

Rikonstruksioni i Aeroportit të Ohrit është në fazën përfundimtare dhe pritet të përfundojë deri në fund të verës, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës së sotme të punës në Komunën e Debërcës.

Sipas tij, në aeroport po realizohen paralelisht katër projekte, ndërsa shkalla e përfundimit të secilit prej tyre është ndërmjet 80 dhe 90 për qind.

“Afati që kemi përcaktuar është fundi i verës dhe besoj se ai do të respektohet. Praktikisht do të kemi një aeroport të ri, një godinë të re administrative dhe, më e rëndësishmja, një terminal të ri”, deklaroi Nikolloski.

Ai shtoi se do të krijohen hapësira më të mëdha për uljen dhe ngritjen e avionëve, gjë që do ta rrisë kapacitetin e aeroportit për linja të reja ajrore dhe për një numër më të madh udhëtarësh.

Nga 15 gushti në proces do të përfshihen edhe institucionet kompetente, përfshirë Agjencinë e Aviacionit Civil, kontrollin e fluturimeve M-NAV, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Doganën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Qëllimi është që aeroporti të jetë plotësisht funksional dhe t’i përmbushë standardet më të larta të sigurisë.

Nikolloski theksoi se Aeroporti i Ohrit po shënon rritje si në numrin e udhëtarëve, ashtu edhe në përqindje, duke shtuar se ky trend pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF