VLEN-dega Gostivar: Shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti ynë

VLEN-dega Gostivar: Shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti ynë

Situata me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit vazhdon të mbetet e pazgjidhur, ndërsa uji nga rrjeti i ujësjellësit nuk rekomandohet për konsum, as për pije dhe as për përdorim në gastronomi.

Nga dega e VLEN-it në Gostivar bëjnë të ditur se, me kërkesën e tyre dhe me mbështetjen e këshilltarëve të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, është siguruar një cisternë me ujë të pijshëm për qytetarët.

Cisterna do të vendoset në parkingun e Pallatit të Kulturës, në afërsi të Xhamisë së Mahallës së Re, ku banorët do të mund të furnizohen me ujë të sigurt për konsum.

Nga VLEN u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije, të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

Njëkohësisht, bëhet e ditur se situata në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit është nën kontroll. Të gjitha repartet janë funksionale, ndërsa personeli shëndetësor është në gatishmëri të plotë, 24 orë në ditë, për t’u ofruar ndihmë qytetarëve.

VLEN njofton se edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë sigurimi i cisternave me ujë të pijshëm nga komuna të tjera, deri në rikthimin e furnizimit të sigurt me ujë.

“Shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, dega Gostivar. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF