Nisin bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas, zbulohet axhenda

Kanë nisur bisedimet mes dy delegacioneve, ruse dhe ukrainase. Deri më tani është bërë e ditur se diskutimet po zhvillohen në një vend në kufi me Ukrainën.

Marketing

Mësohet se të dy delegacionet kanë shtrënguar duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve.

Lajmi u bë i ditur edhe nga këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, i cili shkroi në Twitter: “Filloi diskutimi me përfaqësuesit rusë. Çështjet kryesore në axhendë:

Armëpushimi i menjëhershëm
Armëpushim
Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”.