Policia ukrainase publikon pamjet pas bombardimeve në Chernihiv (VIDEO)

Policia e Ukrainës ka publikuar një video, e cila thotë se tregon pasojat e bombardimeve në qytetin verior të Chernihiv pas sulmit të trupave ruse.

Marketing

Në pamjet e mëposhtme policia tregon shkatërrimin e disa ndërtesave dhe automjeteve.

Mësohet se në qytet janë bërë bombardime të rënda nga trupat ruse, por BBC shkruan se qyteti është ende në duart e Ukrainës.