Një ditë para finales së “Big Brother VIP”, vëllai binjak realizon “çmendurinë” e radhës për Donaldin

Romeo Veshaj vazhdimisht po shihet i angazhuar duke e përkrahur vëllain e tij, Donaldin.
Një ditë para finales, Romeo ka realizuar edhe një surprizë për finalistin e tretë, ku kësaj radhe të përfshirë janë edhe miqtë e banorit të “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.Dhjetëra motoristë me bluza të stampuara, “Unë jam Donaldi” me në krye Romeon janë nisur drejt qytetit të Vlorës për të pritur shpalljen e fituesit.
“Donald, Vlora është me ty”, është një nga pankartat që është vendosur ditët e fundit në qytetin bregdetar në mbështetje të aktorit.Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Romeo i realizon surpriza të ndryshme vëllait binjak, e që mund të cekim parashutat, karafilat, pankartat dhe helikopteri herën e fundit.Theksojmë se, katër finalistët janë, Beniada, Donaldi, Einxhel dhe Iliri.

Marketing

Marketing