Dështon rusja që bëri hile: Nuk merr as medalje

Rusja Kamila Valieva doli në vendin e katërt në finalen e patinazhit artistik, ndonëse pritej të dilte e para.

Marketing

Valieva doli pozitiv në testin për doping ditë më parë, por ҫçuditërisht u lejua të merrte pjesë edhe në garat tjera.

Në finalen e patinazhit artistik për femra, vendin e parë e zunë bashkëvendëset e Valievas, por ajo dështoi që të merrte medalje, gjë që e bëri të qajë më pas, shkruan The Gurdian.
Teksa Valieva doli nga akulli, trajneri i saj Eteri Tutberidze i bërtiti: “Pse e le të shkojë? Më shpjego, pse? Pse ndalove së luftuari? E le të shkojë pas atij boshti. Pse?”

15 vjeҫarja ruse po ashtu do të përballet me gjykata, teksa pret vendimin rreth testit të dopingut që rezultoi pozitiv.