Një makinë 100% e riciklueshme, risia e BMW

Kompania gjermane e prodhimit të makinave, BMW ka zbuluar makinën e re elektrike që është bërë tërësisht nga materialet e riciklueshme, përfshirë dhe baterinë.

Marketing

Version është një makinë me katër vende i imagjinuar për vitin 2040.

Nga fotot e publikuara mësohet se trupi është i gdhendur nga alumini sekondar dhe në vend të bojës, metali është i anodizuar me ar, duke i dhënë një shkëlqim të artë dhe duke lejuar projektuesit të shmangin bojën intensive të karbonit. Dritat janë zëvendësuar me ekrane, të cilat bëhen plotësisht të errëta kur makina është e fikur.

Gomat janë pak transparente, me një nuancë të purpurt. Kur makina është e fikur, vetëm logoja dy-dimensionale e BMW-së në sipërfaqen e errët është e dukshme.