Një vozitës lëndohet rëndë në një aksident në Shkup

Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej 12 aksidente trafiku që gjatë natës së kaluar kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Janë zbuluar numër më i madh i kundërvajtjeve dhe janë sanksionuar 52 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtë seç lejohet, pesë shoferë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe 13 para se të përfitojnë të drejtën për drejtim të automjetit. Nga komunikacioni janë shkyçur dy automjete të cilët kanë qenë me probleme teknike dhe 15 automjete të paregjistruara.

Policia e trafikut ka shqiptuar 97 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 69 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparim kalimi këmbësorëve, një për rreshtim jo të rregullt, një për tejkalim jo të rregullt dhe tre për mospërdorim të helmetës mbrojtëse nga ana e shoferëve të biçikletave me motor, moped dhe motoçikletë.

Sektori për parandalim gjatë ditës së djeshme ka realizuar mësime për komunikacionin në të cilin kanë marrë pjesë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje në cilësinë e shoferit.

Marketing