Njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti sot në mëngjes do të jetë me vranësira dhe kushte për reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët veriore të vendit. Pasdite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Do të fryjë erë e dobët deri e matur nga drejtimi jugor, e cila përgjatë Vardarit do të jetë me e përforcuar.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri në 24 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë në orët e paradites moti do të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të imëta shiu, ndërkohë që pasdite pritet mot më i kthjellët dhe me periudha dielli. Temperatura minimale do të ulet në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21 gradë Celsiusë.