Nora Gjakova në çerekfinale të Grand Slam Baku

Kosova po vazhdon të paraqitet denjësisht në garat ndërkombëtare në xhudo, ku sot Nora Gjakova po e përfaqëson në Grand Slam Baku që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova tani do të luftojë për gjysmëfinalen e këtij turneu, transmeton lajmi.net.

Marketing

Në raundin e parë, e arta olimpike kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti xhudisten gjermane, Sija Ballhaus.

Tani, në çerekfinale Gjakova do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Lele Nairne, dhe një fitore e mundshme do ta dërgonte atë në gjysmëfinale.